Sport

Maqedonia e Veriut kërkon të arrijë Europianin me shqiptarë, 6 prej tyre do të sfidojnë Kosovën

3 Tetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut kërkon të arrijë Europianin me shqiptarë,

SHKUP-Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e skuadrës që do të luajë kundër Kosovës në datën 8 tetor e vlefshme për gjysëmfinalen e Ligës së Kombeve. Interesant është fakti se 6 shqiptarë sfidojnë përfaqësuesen dardane. Trajneri i Maqedonisë së Veriut ka grumbulluar 6 lojtarë me origjinë shqiptare:

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Ferhan Hasani. Pjesë e listës së Kombëtares së drejtuar nga Angelovski nuk është ylli i Napolit, Eljif Elmas por i grumbulluar do të jetë veterani Goran Pandev për të cilin po ashtu flitej se do të mungonte për shkak se disa lojtarë të Genoas kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova liga e kombeve maqedonia e veriut kosova liga e kombeve maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...