Sport

Leao dhe Hernandez çojnë Milanin me pikë të plota, kuqezinjtë likujdojnë Spezia-n

4 Tetor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Leao dhe Hernandez çojnë Milanin me pikë të plota,

ITALI-Ndonëse me mungesa të shumta për shkak të dëmtimeve dhe koronavirusit, Milani vijon të konfirmohet në superformë, pasi mbrëmjen e sotme mori fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në sezonin e ri.Kuqezinjtë ia dolën të mposhtin me rezultatin 3-0 Spezian e ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian, në një ndeshje e cila u vendos në pjesën e dytë, pasi miqtë ia dolën të ruajnë portën e paprekur në 45 minutat e para në “San Siro”.

Portugezi Leao zhbllokoi sfidën në minutën e 57’, pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga ana e turkut Calhanoglu, ndërsa më pas ishte francezi Theo Hernandez që rikuperoi një top në gjysmëfushën kundërshtare, hyri në zonë dhe shënoi vetë golin e dytë për kuqezinjtë.Në minutën e 78’ ishte sërish portugezi Leao që shënoi golin e dytë personal dhe njëkohësisht vulosi suksesin 3-0 të Milanit, që pas 3 javësh ngjitet në krye të renditjes me 9 pikë të plota, po aq sa ka edhe Atalanta.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan serie a spezia milan serie a spezia

Sondazh

Poll