Sport

Garoi në 42 kilometra, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit

4 Tetor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Garoi në 42 kilometra, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit

SHKUP-“Një atlet duhet të vrapojë me ëndrrat në zemër e jo me paratë në xhep”, ka qenë një shprehje e famshme e vrapuesit çekosllovak Emil Zatopek dhe në atletikën shqiptare ka një emër që ka vrapuar gjithmonë me ëndrra të mëdha, Luiza Gega.

E vetme, 30-vjeçarja ka mbajtur gjallë atletikën në Shqipëri duke thyer jo vetëm rekorde të njëpasnjëshme, por njëkohësisht duke e bërë të rëndësishme atletikën shqiptare në vitet e fundit. Në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, atletja shqiptare u shpall kampione,ndërsa në kategoritë e meshkujve u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko.

Të lodhur, por të kënaqur që arritën në finish, sportistë të të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra. Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas mëgjithatë ishin të kënaqur.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletike luiza gega shkup atletike luiza gega shkup

Sondazh

Poll