Sport

VIDEO/Trajneri francez nuk e merr parasysh humbjen 6-1, i kërkon fanellën Neymar në mes të ndeshjes

4 Tetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
VIDEO/Trajneri francez nuk e merr parasysh humbjen 6-1, i kërkon

FRANCË-PSG ja doli të fitojë ndaj Angers me shifrat 6-1,takim i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit francez. Një humbje që nuk është se e ka mërzitur trajnerin e Angers, Donc Stéphane Moulin. Në momentin kur shifrat ishin 6-1, tekniku francez ka përfituar nga një ndërprerje e ndeshjes për të komunikuar me Neymar.

 

Donc Stéphane Moulin, coach d’Angers, qui est en train de se faire corriger 6-1, demande à Neymar s’il peut lui donner son maillot à la fin du match. Ça interpelle que moi ? pic.twitter.com/BONvHnh8WR

— Samuel Zagury (@Sammzag) October 3, 2020

Arsyeja ishte surprizuese, teksa i kërkonte fanellën pas vërshëllimës përfundimtare. “Hej Ney, mund të ma japësh fanellën tënde pas ndeshjes?”, ishte kërkesa e Moulin në drejtim të yllit brazilian, që ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.

Me sa duket trajneri francez ishte i bindur se radha për të marrë fanellën e Neymar nga lojtarët e tij do të ishte e gjatë dhe ka vendosur të prenotojë përpara kohe. Megjithatë nuk dukej momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në mes të ndeshjes dhe kur ekipi po humbte me shifra të frikshme.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angers neymar psg angers neymar psg

Sondazh

Poll