Sport

Inter dhe Juventus duhet t’i frikësohen Atalantës për çështjen titull, skuadra e Gjimshitit është një makineri golash,

4 Tetor 2020, 12:58 Nga DOSJA
Inter dhe Juventus duhet t’i frikësohen Atalantës për

ITALI-Atalanta vazhdon momentin e mirë në kampionat. Bergamaskët vazhdojnë të fitojnë me goleadë dhe në këto 3 javë kampionat kanë shënuar 13 gola. Edhe këtë javë ekipi ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti ja doli të fitojë 5-2 ndaj Cagliarit.Zikaltrit e drejtuar nga Gian Piero Gasperini bënë gjithçka në mënyrë perfekte ndaj sardëve dhe zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke arritur të shënojnë plot 4 herë në portën e Alessio Cragno.

Muriel (7’), Godin për Cagliarin (24’), Gomez (29’), Pasalic (37’) Zapata (42’). Ishin golat në këtë pjesë të parë.Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 88’, kur blerja më e re e Atalantës, holandezi Lammers ia dërgoi topin për herë të pestë në rrjetë dhe vulosi rezultatin final të sfidës.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta cagliari atalanta cagliari

Sondazh

Poll