Sport

VIDEO/ Jose Mourinho bën spektakël në “Teatrin e Ëndrrave”! Tottenhami i portugezit luan “tenis” me Manchester Unite

4 Tetor 2020, 17:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Jose Mourinho bën spektakël në “Teatrin e

ANGLI-Jose Mourinho ia ka dalë të ndërtojë një Tottenham të frikshëm, teksa forcën e londinezëve sot e provoi Manchester United, që u dorëzua pa kushte në ‘Old Trafford” dhe pranoi humbjen me rezultatin e thellë e tenistik 1-6.Kryendeshja e javës në kampionatin anglez nisi mjaft e vrullshme, teksa “djajtë e kuq” fituan një 11-metërsh që në minutën e dytë dhe arritën të kalojnë në avantazh pas ekzekutimit të saktë të Bruno Fernandes.Megjithatë “Spurs” reaguan po aq shpejt dhe arritën të rikthejnë baraspeshën vetëm dy minuta më vonë, me anë të mesfushorit francez Ndombele, që luante titullar dhe përfitoi nga një spastrim i gabuar i Maguirre, duke ndëshkuar De Gean.

Në minutën e 7’ ishte Harry Kane që pasi fitoi një faull në gjysmëfushën kundërshtare, përfitoi nga mungesa e vëmendjes e mbrojtjes së Man. United dhe nisi menjëherë koreanin Hueng Min Son, i cili shënoi golin e dytë, duke i dhënë avantazhin Tottenhamit.

Gjërat u komplikuan edhe më shumë për skuadrën e Ole Gunnas Solskjaer, pasi në minutën e 28’ Anthony Martial i dha një shpullë të lehtë argjentinasit Lamela, në një dyluftim në zonë dhe arbitri ndëshkoi francezin me karton të kuq.Tottenham përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë, fillimisht me kapitenin Harry Kane dhe më pas sërish me koreanin Hueng Min Son.

Edhe pjesa e dytë nisi me një gol për skuadrën e drejtuar nga Mourinho, këtë herë me autor mbrojtësin anësor Serge Aurier, ndërsa 10 minuta para fundit të lojës ishte Harry Kane që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe vulosi triumfin 1-6 për londinezët.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united premier league tottenham manchester united premier league tottenham

Sondazh

Poll