Sport

VIDEO/ Kartona dhe nerv, shumë zhurmë për 1 pikë në ndeshjen Lazio-Inter

4 Tetor 2020, 15:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Kartona dhe nerv, shumë zhurmë për 1 pikë në

ITALI-Inter nuk arrin të përfitojë nga problemet e shumta të Lazios, pasi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në “Olimpico”, duke ngecur që në javën e tretë të kampionatit dhe duke lënë Atalantën të vetme në krye. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 30’, kur pas një këmbënguljeje në zonë të Perisic, topi shkoi me fat te Lautaro Martinez, i cili gjuajti menjëherë dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Thomas Strakoshës.

Në pjesën e dytë Lazio barazoi me Milinkovic-Savic, serbi u harrua në shtyllën e dytë dhe pas një krosimi të saktë, gjuajti bukur me kokë, duke dërguar sferën në rrjetë, ndërsa goli i dha zemër Lazios, që iu afrua rrezikshëm portës së Handanoviç në disa momente.Conte kujtohet të ndryshojë vetëm në minutën e 67’ dhe hedh në fushë Sensin e Ashley Young, ndërsa dy minuta më vonë arbitri ndëshkon me karton të kuq Ciro Immobilen, për një shuplakë në fytyrën e Arturo Vidal.

Në minutën e 86’ ka sërish kaos në fushë dhe bashkë me lojtarët në fushë, e humb toruan edhe arbitri Marco Guida, që largon nga fusha e lojës Stefano Sensin me karton të kuq, pa provuar të konsultohet me VAR-in.Mesfushori zikaltër provon të kryejë me shpejtësi një rivënie anësore dhe spanjolli Patric i shkon për ta ndalur me duar, por në tentativë për t’u liruar, Sensi i jep një shtyrje të lehtë, ndërsa arbitri ndëshkon menjëherë me karton të kuq italianin.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lazio serie a inter lazio serie a

Sondazh

Poll