Politike

“Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë familje”/ Drejtori i fushatës së PD: Kryeministri tallet me shqiptarët,

3 Tetor 2020, 11:41 Nga DOSJA
“Keqqeverisja e Ramës çon në vuajtje 100 mijë

TIRANË-  Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rrushaj, ka publikuar një video në “Twitter” me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ku thekson se keqqeverisja e tij ka çuar në vuajtje 100 mijë familje shqiptare.

Rrushaj thekson se në vend që Rama t’i ulte taksat, i ka rritur ato çdo vit. Ai shprehet më tej se kreu i qeverisë duhet të kopjojë shpejt planin e PD dhe ashtu siç duhet.

“Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. Deri dje tallej me programin e PD për lehtësimin e  biznesit të vogël nga taksat dhe taksidarët. Në vend që t’i ulte taksat, i rriti çdo vit. Të paktën këtë herë të kopjojë shpjet dhe siç duhet”, shkruan ai.

 

Ky që shfaqet në video është një politikan pa ide, pa plan dhe pa vullnet për të ndihmuar realisht biznesin e vogël. Çdo ditë e (keq)qeverisjes së tij është një ditë vuajtje për mbi 100 mijë familje që mbahen me dyqanet e vogla dhe tregtinë. pic.twitter.com/MYGvPRrz8P

— Alfred Rushaj (@AlfredRushaj) October 3, 2020

Pak ditë më parë,  PD dhe kryetari, Lulzim Basha prezantuan një plan me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj. Ky plan është i përbërë nga 5 pika; mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor; arsimi i sigurt të fëmijëve; ndihmë për biznesin e vogël. Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët. Për këtë plan ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama e quajti “shalqi me provë”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rrushaj edi rama alfred rrushaj edi rama

Sondazh

Poll