Politike

“Pagoi para të zeza për Fake News-in”/ Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: Profeti i Kokoshkave i publikon vetë përmes ish

3 Tetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
“Pagoi para të zeza për Fake News-in”/ Tedi Blushi i

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, për ‘Fake News-in” për mbetjet nga Italia në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi e quan Ramën “Profeti i Kokoshkave”, që sipas tij ka publikuar lajmin e rremë, për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen.

Reagimi i plotë: 

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë. Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian.

Ky reagim i Blushit vjen pasi mëngjesin e sotëm Rama foli sërish në lidhje me “Fake news-in” e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare në muajin qershor.  Rama sulmoi Ilir Metën dhe u shpreh se ka paguar para të zeza, për të strerrosur vendin e tij.

Në muajin qershor mediet italaien publikuan një shkrim,  ku thuhej se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se 1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur. Ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia. Ky i fundit u shpreh se gjithçka është një shpifje. Ndërsa presidenti Ilir Meta tha se të gjitha këto janë fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga probemet themelore të vendit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konteineret me mbetje tedi blushi edi rama konteineret me mbetje tedi blushi

Sondazh

Poll