Politike

‘Shtoi 4 vila gjatë pandemisë’/ PD padit Veliajn: Ka shpifur qëllimisht për të dëmtuar imazhin e Bashës para zgjedhje

3 Tetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
‘Shtoi 4 vila gjatë pandemisë’/ PD padit Veliajn: Ka

TIRANË- Ditën e sotme Partia Demokratike ka paditur për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nëpërmjet kësaj padie PD kërkon dënim maksimal për Erion Veliajn, pasi akuzohet se ka thënë 3 mashtrime për kreun e kryedemoraktin Lulzim Basha.

Sipas PD-së shpifjet e Erion Veliajt për Bashën janë: Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

Ndërkohë demokratët theksojnë se Veliaj po shpif qëllimisht ndaj Bashës, për të përfituar në zgjedhje.

Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Kjo padi e PD-së vjen 2 ditë pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila. Nga Njësia numër 1 në Tiranë, Veliaj deklaroi se Basha  vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj pd padit veliajn edi rama erion veliaj pd padit veliajn

Sondazh

Poll