Politike

Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës/ Kryeministri: I uroj shërim të shpejtë Trump-it, do jem

3 Tetor 2020, 09:46 Nga DOSJA
Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e HEC-it të

TIRANË- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Kjo marrëveshje u nënshkrua në konferencën e përbashkët, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe nën/sekretari i SHBA, Keith Krach.

I pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, i cili i uroi presidentit Donald Trump shërim sa më të shpejtë nga Covid, si dhe falënderoi për vëmendjen dhe besnikërinë, me të cilën SHBA e ka shoqëruar Shqipërinë ndër këto vite. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi  Trump-in edhe për kontributin në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Më pas, fjalën e mori nënsekretari amerikan Keith Krach, i cili nuk ngurroi ta quajë Ramën një lider, sepse po ndalon efektin malinj të Kinës në Europë dhe Ballkan.  Gjithashtu nënsekretari e  falënderoi Ramën edhe për rolin e tij në rajon, ku sipas tij ka mbrojtur rrugët e pastra të rrjetit 5G, dhe duke shmangur modelin e Kinës të depërtojë në rrjetin e sigurisë dhe mbrojtjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keith krach nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës edi rama keith krach nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës

Sondazh

Poll