Politike

Rama ‘komandon’ nënsekretarin dhe ambasadoren e SHBA-ve, momenti kur kryeministri kthehet në shef protokolli, ia bën me d

3 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Rama ‘komandon’ nënsekretarin dhe ambasadoren e SHBA-ve,

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka patur një ditë të mirë të shtunën. I pari i qeverisë firmosi një memorandum me SHBA-të, ku u ra dakord që Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një kompani amerikane. Presidenti Donald Trump i dërgoi dje një letër, ndërsa nënsekretari Keith Krach për rritjen ekonomike, energjinë dhe ambientin në SHBA, e quajti Ramën një lider të vërtetë. E çfarë mund të kërkonte më shumë një kryeministër?

Dhe si për të mos mjaftuar, aq shumë duket se i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama përkëdhelja amerikane, saqë në takimin e sotëm i ka kaluar disi edhe caqet. Kryeministri shfaqet gjatë gjithë kohës i qeshur, por në disa momente fytyra i merr një shprehje habie.

Dosja.al ndoqi ceremoninë e firmosjes së memorandumit, ku shihet sesi kryeministri udhëzon ambasadoren Amerikane Yuri Kim të pozojë siç duhet në foto. Pas saj, të njëjtin gjest Rama e përsërit edhe me Keith Krach, nënsekretarin amerikan.

Për më shumë ndiqni pamjet:

Lajmi kryesor: Firmohet marrëveshja me SHBA për ndërtimin e HEC-it të Skavicës/ Kryeministri: I uroj shërim të shpejtë Trump-it, do jemi sovran në prodhimin energjisë. Nënsekretari amerikan: Rama është lider!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keith krach nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës yuri kim edi rama keith krach nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës yuri kim

Sondazh

Poll