Politike

Letra e Trump fut në ‘sherr’ Bejtjen me Vasilin/ Gazetari: Jam dakord me Ramën… nënkryetari i LSI-së: Është qesharak

3 Tetor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Letra e Trump fut në ‘sherr’ Bejtjen me Vasilin/ Gazetari: Jam

TIRANË- Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të vazhduar në linjën e Bashkimit Evropian, dhe jo atë të Shteteve të Bashkuara ka sjellë një përplasje mes nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gazetarit Andi Bejtja. Shkak është bërë një postim i gazetarit, i cili thoshte se ishte dakord me kryeministrin Edi Rama, për herë të parë. Por në koment iu përgjigj Vasili, i cili thoshte se Rama po bën gjoja si sovranist qesharak, duke kujtuar se në vitin 2017, Rama votoi kundër një rezolute që i kërkonte Uashingtonit të tërhiqej nga vendimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Por sërish ka replikuar Bejtja, i cili thotë se opozita ku bën pjesë edhe Vasili, bën mirë të mos ndezë qirinj për shëndetin e Melania Trump, por të bëjë protesta për dhunimin e Kushtetutës.

POSTIMI I PARË I ANDI BEJTJES: 

PËRGJIGJIA E BEJTJES: 

I dashur Titi, u zgjova dhe pashë që më kishe hyrë në ballkonin tim digjital me një çarçaf ku normal mbroje Trump si gjithmonë dhe hidhje dhe idenë që duhej pranuar ftesa e Presidentit Amerikan për të hapur ambasadë dhe Tirana në Jerusalem. Pata një lehtësim uh… thashë me vete, mirë që nuk qenka konferencë për shtyp, qëndrim zyrtar i LSI, po thjesht status. Kështu që e kemi me kollaj tani e lëmë Trumpin për herë tjetër se vazhdoj të ta them që ka diçka anormale të urresh Ramen dhe të duash Trumpin në të njëjtën kohë. Po nejse, këto i flasim pas 25 prillit me qetësi. Prandaj fokusohuni te Rama jo thjesht duke e share fb e duke i thënë shkollëpak, po me aksione politike konkrete, se e kaloi dhe kodin siç deshi pa pyetur ODIHR e ndërkombëtarë, është nga herët e dhjeta që thoni nuk e bën dhe ai përsëri… Ndaj sa futeni në ballkonin tim digjital me çarçafë për Trump apo ndizni qirinj për shëndetin e Melanise, shif mos bëni ndonjë protestë e të ngrini popullin në këmbë për këtë dhunim që i bëri Rama rregullave të lojës, Kushtetutes, dhunim që ju bëri juve në radhë të parë që ishit në tavolinë e që si gjithmonë thatë prape “nuk ka asnjë shans t’i shkojë deri në fund” e prapë i shkoi… Kështu që debatet për Trumpin i lëmë për me vonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bejtja edi rama letra e trump per ramen petrit vasili andi bejtja edi rama letra e trump per ramen petrit vasili

Sondazh

Poll