Politike

‘Fake News-i’ për mbetjet nga Italia në Shqipëri/ Rama sulmon Metën: Çfarë shëmtie, pagoi para të zeza për të ster

3 Tetor 2020, 08:17 Nga DOSJA
‘Fake News-i’ për mbetjet nga Italia në Shqipëri/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me “Fake news-in” e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare në muajin qershor.  Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka sulmuar Ilir Metën, ku shprehet se është akt i shëmtuar të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin.

Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”,  shprehet Rama.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit. Ky i fundit e quan  Blushi e quan Ramën “Profeti i Kokoshkave”, që sipas tij e ka publikuar  vetë lajmin e rremë, për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen në Shqipëri.

Këto përplasje vijnë, pasi në muajin qershor mediet italaale publikuan një shkrim,  ku thuhej se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se 1400 konteinerë me mbetje toksike kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur. Ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia. Ky i fundit u shpreh se gjithçka është një shpifje. Ndërsa presidenti Ilir Meta tha se të gjitha këto janë fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga probemet themelore të vendit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ‘fake news-i’ për mbetjet toksike edi rama ilir meta konteineret me mbetje ‘fake news-i’ për mbetjet toksike edi rama ilir meta konteineret me mbetje

Sondazh

Poll