Politike

Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Rama: Mirëpresim investimet e vendeve mike, por jemi të kujdesshëm për paratë e vendeve j

3 Tetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Rama: Mirëpresim investimet e

TIRANË- Ndërtimi i Skavicës nga SHBA, është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një investim me rëndësi për vendin. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me nënsekretarin amerikan Keith Krach, Rama u shpreh se tashmë do jemi sovran në prodhimin e energjisë. Më tej ai u shpreh se Shqipëria është hapur ndaj investimeve të vendeve mike dhe se qëndron larg investime të vendeve jo mike.


“Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm bilancin shqitar dhe do të bëjë realizmin e HEC-it të Skavicës një ëndërr 50-vjeçare. Një Hec që do e bëjë Shqipërinë një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë. Memorandumi po ashtu do të nxisë SHBA hedh hapin e parë duke mbështetur vetë si në teknologji dhe financim në ndërtimin e Skavicës në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull. Ky hap do të ketë një impakt të madh mbi kompani të tjera evropiane apo përtej saj nga vendet mike, ne e kemi të përcaktuar vijën tonë. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri, nuk është një para që vjen njësoj si kur vjen nga një vend mik sikur vjen nga vende që nuk hyjnë në miqtë tanë të preferuar dhe nuk janë aleat strategjik, në këtë rast ne jemi të kujdesshëm. Paratë e vendet mike jemi të kujdesshëm që të përkthehet në rritje ekonomike, punësim dhe zhvillim. Memorandumi ofron një udhërrëfyes në sektorë strategjikë dhe këtu kam parasysh që nga burimet energjetike deri tek infrastruktura dhe konfirmimin e qëndrimit tonë të kahershëm që Shqipërisë dhe rajonit i duhet një qasje strategjike për të pasur rrjet të sigurt në procesin e kalimit në nivele të tjera të dixhitalizmit dhe transferimit të të dhënave”, tha Rama.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marrëveshja marrëveshja për hecin e skavicës edi rama marrëveshja marrëveshja për hecin e skavicës

Sondazh

Poll