1 person i vdekur dhe 159 persona janë infektuar 24 orët e fundit me COVID-19 në vendin tonë
2 Tetor 2020, 14:05Nga DOSJA
TIRANË- 389 viktima, 5239 të infektuar aktivë dhe 8342 të sheruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person i infektuar me Covid-19, duke shënuar një ulje në viktima. Një 75-vjeçar nga Tirana, nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 389.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1084 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Sipas saj Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19. Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.
COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020) Testime totale 90138 Raste pozitive 13965 Raste të shëruara 8342 Raste Aktive 5239 Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2638 Durrës 572 Shkodër 386 Elbasan 286 Lezhë 272 Korçë 237 Fier 230 Vlorë 187 Kukës 144 Berat 116 Dibër 98 Gjirokastër 68
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Valentina Leskaj për anëtarësimin në bordin Këshillues. Kim shkruan se Leskaj do të vazhdojë një tradi...
ZVICER– Autoritetet në Zvicër kanë arrestuar katër persona pasi dyshohet se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste të Shtetit Islamik dhe Al- Kaida.P...
Enriko GabajVLORË- 20 stola me një vlerë prej 25 milionë lekësh të vjetra secili, e në total 500 milionë, janë vendosur përgjatë gjithë shëtitores buzë det...
LEZHË- COVID-19 është përhapur gjerësisht shkollat e qarkut të Lezhës. Mësohet se deri më tani kanë rezultuar të infektuar 17 mësues dhe 7 nxënës.Ndërkohë,...
TIRANE– Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra Luan Dervishin, ish-gjyqtarin e apelit të Shkodrës.Komisioni i Pavarur i Kualif...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë pavarësisht se gjendja shëndetësore e disa prej tyre nuk është dhe aq e mirë për momentin.Aleksandër Mejdaj...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku u ka dërguar pusullën 2 të dënuarve, Alfred Beqiri dhe Besim Zenuni. Sipas ...
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës do të vendosë në seancën e radhës nëse do të thirren në sallë dëshmitarët e kërkuar nga Izet Haxhia. Kërkesa e Proku...