Aktualitet

Yuri Kim uron Valentina Leskaj për anëtarësimin në bordin Këshillues: Ajo vazhdon një traditë krenare

2 Tetor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Yuri Kim uron Valentina Leskaj për anëtarësimin në bordin

TIRANE– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Valentina Leskaj për anëtarësimin në bordin Këshillues. Kim shkruan se Leskaj do të vazhdojë një traditë krenare për Shqipërinë pasi vendi ynë mbrojti hebrenjtë atëherë kur askush nuk e bëri.

“U takova me Valentina Leskaj për ta uruar atë për anëtarësimin në Lëvizjen Lufta Anti-Semitizëm. Ajo mban një traditë krenare: Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush nuk do ta bënte këtë, vetëm vendi që kishte më shumë hebrenj (10x) në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të Drejtët midis Kombeve!’-shkruan Kim.

Leskaj bëhet anëtarja e parë myslimane e bordit e cila bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll