Aktualitet

Arrestohet një person në Këlcyrë, iu gjetën armë gjahu dhe fishekë në banesë

2 Tetor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Arrestohet një person në Këlcyrë, iu gjetën armë

KËLCYRË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, 55-vjeçari me inicialet P.M., është arrestuar pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu, fishekë shenjëdhënës dhe 2 krehra me fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË Këlcyrë. Iu gjetën 2 armë gjahu pa leje dhe municione në shtëpi, vihet në pranga 55-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë gjahu, fishekë shenjëdhënës dhe 2 krehra me fishekë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vënien në pranga të personave që mbajnë armë dhe municion, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin: P. M., 55 vjeç, banues në Këlcyrë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Katundishtë, Këlcyrë, iu gjetën 2 armë gjahu pa leje, 50 fishekë shenjëdhënës dhe 2 krehra me nga 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55 vjecari ne kelcyre kelcyre arrestohet 55 vjecari ne kelcyre kelcyre

Sondazh

Poll