Politike

Rama i qeshur, mungojnë maskat dhe distanca/ Fotoja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

2 Tetor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Rama i qeshur, mungojnë maskat dhe distanca/ Fotoja e përbashkët

Mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës e cila zgjati dy orë përfundoi me një foto të përbashkët të dy qeverive.

Në mes të fotos janë dy kryeministrat Rama dhe Hoti, ndërsa në anët e secilit janë rrjeshtuar ministrat përkatës. Rama shihet i qeshur ndërsa ajo që vihet re është përdorimi i maskave që mungon, vetëm dy ministra e kanë vendosur. Për sa i përket masave anti-Covid, distanca është ajo që gjithashtu nuk është respektuar nga politikanët.

Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Rama foli ashpër për faktin që Kosovës nuk i janë liberalizuar ende vizat por nuk harroi pa përmendur edhe mini-Shengenin. Ndërsa Hoti raportoi lidhur me dialogun me Serbinë për njohje të pavarësisë.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fotoja e qeverise se kosoves dhe shqiperise fotoja e qeverise se kosoves dhe shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 11:50

TIRANE-Monika Kryemadhi ka një ‘mision’: që të lutet për shëndetin e Melania dhe Donald Trump, të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19.Themi këtë pa...