Politike

2 Tetor 2020, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË- Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se ministritë e Brendshme të të dy vendeve duhet të intensifikojnë punën dhe të njësojnë databazën për të mos i lënë hapësirë krimit për të përfituar nga liria.


Fjala e Ramës: 

Është kënaqësi e posaçme që pavarësisht këtij momenti të vështirë që po kalojmë ne dhe mbarë bota, kisha një bisedë me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që të invstohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët për Lidhjen e Prizrenit që është larg në kohë. Takimet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar gjithmonë në frymën e bashkëpunimit vëllazëror janë mundësi e mirë për të bëtë bilanc të hapave të hedhur. Deklarata e përbashkët e bashkëpunimit nënshkruar në Prizren mbetet një udhërrëfyer i çmuar për integrimin e ngushtë dhe bashkëpunimin mes dy shteteve tona. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca mbetet e madhe. Nga mbledhja e fundit në Pejë mund të konstatojmë se të gjithë dokumentat janë në proces e sipër zbatimi ose janë në zbatim. Kontrolli kufitar Morinë-Zërnicë, funksionon me parimin një ndalesë, një kontroll. Edhe këtë verë janë shmangur rradhët e gjata. Falë punës së mirë mes punës tonë focave kufitare. Heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën dhe të njësojnë databazën pa humbur asnjë cm në frontin e betejës kundër krimit dhe abuzimeve me lirinë e lëvizjes. Vlerësoj zyrën operative të Kosovës në portin e Durrësit.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

K.M/ J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020 edi rama mbledhja e dy qeverive 2 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 07:54

TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi është përplasur live me Myslim Murrizin, lidhur me votimin nga ky i fundit të nismave dhe projektligjeve të inici...