Politike

“E kam kontrolluar emailin nga mëngjesi në darkë”/Hajdari pyet Gjiknurin: Ku e ke propozimin për listat! Kolegë, të da

2 Tetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
“E kam kontrolluar emailin nga mëngjesi në

TIRANE- Në diskutimet e Komisionit të Ligjeve, deputetja Rudina Hajdari pyeti përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ku ndodhet propozimi i ri i PS për listat e hapura. Hajdari kërkoi bojkot të mbledhjes, nëse nuk ka një propozim.

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Ulsi Manja: Kur të vijmë tek nenet konkrete që kanë të bëjnë me listën dhe me rirenditjen, keni të drejtën të merrni fjalën, të dëgjoni propozimin tonë, pastaj se çfarë arrijmë para atij neni, e diskutojmë këtu. Duhet të vijmë tek neni konkret që ju sugjeroni.

Rudina Hajdari: Gjiknuri tha mbrëmë se ka një propozim të ri për listat e hapura. Ne s’kemi problem tjetër veç këtij. Unë kërkoj që të na e dërgoni këtë propozim në email, të shkruar dhe ta shohin të gjitha palët. Do doja, z.Manja, mos më ndërprisni. Sapo fola me Z.Gjiknuri, ku e ka propozimin në email? S’më ka ardhur në email, e kam kontrolluar nga mëngjesi në darkë. Pyeta dhe kolegët e komisionit, nuk ka ardhur asgjë në email. Mos hidhni shashka këtu. Nëse ne s’jemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, atëherë ju sugjeroj që të dalim nga mbledhja, sepse s’duhet të bëhemi pjesë e një farse ku do kalojmë nene dhe më pas të kalojnë në Kuvend, nenet që duan. Nëse duan ta bëjnë në mënyrë të njëanshme, le ta bëjnë. Nëse ka propozim tjetër konkret, të na e dërgojë në email. Nëse e ke dërguar dhe më ke hequr nga emaili. Mund ta propozoni tani, bëjmë një pushim dhe rikthehemi në mbledhje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2020, 07:54

TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi është përplasur live me Myslim Murrizin, lidhur me votimin nga ky i fundit të nismave dhe projektligjeve të inici...