Aktualitet

Arrestohet polici në Gjirokastër/ Kishte shkuar nga Durrësi të mbillte kanabis në Tepelenë, preu bimët para kohe nga frik

2 Tetor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Arrestohet polici në Gjirokastër/ Kishte shkuar nga Durrësi

GJIROKASTËR- Shqiponjat e Gjirokastrës kanë goditur një rast të kultivimit të kanabisit ku i përfshirë është edhe një punonjës policie. Në një njoftim për mediat, policia e shtetit njofton se ‘transportuesi’, kodimi i operacionit, ka vënë në pranga një polic të Komisariatit në Durrës, dhe një person tjetër, pasi janë kapur duke transportuar bimë narkotike me furgon. A.K., 23 vjeç është polici ndërsa personi tjetër është një 16-vjeçar nga Vlora, K.H. Dy të rinjtë kishin mbjellë kanabis, por nga frika e dronëve të policisë, i kishin korrur bimët e kanabisit, para kohe. Ata u kapën në rrugën Dukaj-Salari në Tepelenë, brenda një furgoni, që kishte si shofer policin, ndërsa i riu ndodhej pasagjer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celularë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjirokastër Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit dhe operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, forca e posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Tepelenë. Kapen dhe vihen në pranga një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës dhe një shtetas tjetër, të cilët transportonin bimë narkotike me furgon. Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Transportuesi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e trysnisë së kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur dronë dhe helikopterë, shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale i kanë prerë bimët narkotike para kohe. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici ne gjirokaster kultivim kanabisi arrestohet polici ne gjirokaster kultivim kanabisi

Sondazh

Poll