Aktualitet

Kërcënoi me thikë dhe dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

2 Tetor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Kërcënoi me thikë dhe dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale V.K banues në fshatin Fitore, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe ka kërcënuar me thikë babain e tij. Mbi të rëndon vepra penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në vlorë arrestohet 34-vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll