Aktualitet

“Kam mësuar nga ty të mos mburrem dhe nxitohem”/ Luljeta Bozdo feston ditëlindjen, nusja i bën dedikimin e ndjerë: Je g

2 Tetor 2020, 07:43 Nga DOSJA
“Kam mësuar nga ty të mos mburrem dhe nxitohem”/ Luljeta

TIRANË- Inxhinerja e njohur, Luljeta Bozdo ka festuar ditëlindjen e saj. Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga nusja e saj, Alda Bida.  Kjo e fundit ka bërë një urim në rrjetet sociale për vjehrrën e saj, të cilën e ka cilësuar si një grua të madhe që  ka kaluar në duart e saj breza konstruktorësh e ndërtuesish. Bida shkruan më tej se ka mësuar nga Bozdo që të mos mburret, të mos nxitojë dhe të luftojë për të vërtetën.

DEDIKIMI I PLOTË:

Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin…. që ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universitetesh prestigjoze e konferenca botërore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul.

Ti pa bujë dhuron çfarë di”. Ti që kaq bukur ke ndërtuar krah karrierës tënde, që ka kapërcyer kufijtë shqiptarë, një familje plot vlera, që je plot energji dhe vitalitet që më bën të besoj çdo ditë se mrekullitë kanë fytyrën e gruas. Unë mund të derdh në këtë status ngjarje të vogla që janë frymëzuese e që kanë domethënie të madhe, që lidhe me vullnetin, këmbënguljen, aventurat, sakrificat, dashurinë deri tek festat e tryezat e jashtëzakonshme që kanë shpirtin plot dashuri, të them se kam mësuar nga ty të mos nxitohem por të guxoj për të vërtetën, të mos mburrem por të punoj për të realizuar idetë e ëndrrat. Të luftoj e të mos dorëzohem, të jetoj e të dua çdo çast si diçka të veçantë. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alda bida ditëlindja e luljeta bozdos alda bida ditëlindja e luljeta bozdos

Sondazh

Poll