Aktualitet

Liroi nga burgu Gert Gjinararin/ Gjyqtari Markelian Kuqo del sot para KLGJ-së, do të japë llogari për vendimin

2 Tetor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Liroi nga burgu Gert Gjinararin/ Gjyqtari Markelian Kuqo del sot para

TIRANË- Ditën e sotme, gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo do të dalë para Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Mësohet se gjyqtari  do të pyetet për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe me nofkën“Gjenerali”.

Relator i kësaj çështjeje është anëtari i KLGJ-së, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.

Pritet që në seancën e sotme Kuqo  duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ-së për lirimin e “Gjeneralit” dhe do u përgjigjet një sërë pyetjeve.

Gjyqtari Markelian Kuqo ka liruar nga burgu Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Për këtë vendim, një raporti i detajuar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rendit një sërë shkeljes që sipas këtij institucioni përbëjnë shkak për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo.

I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës. Ai njihet nga të gjithë si personi që ka ekzekutuar Gert Gjinararin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet markelian kuqo markelian kuqo në klgj markelian kuqo markelian kuqo në klgj

Sondazh

Poll