Dhunohej nga bashkëshorti/ Nga frika se mos e vriste, gruaja nga Gramshi lajmëron policinë, 60-vjeçarit iu gjetën në banes
2 Tetor 2020, 09:07Nga DOSJA
GRAMSH– Një 60-vjeçar është arrestuar në qytetin e Gramishti ditën e sotme pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Ishte kjo e fundit ajo e cila ka lajmëruar policinë për të arrestuar të shoqin, duke bërë kështu që shtetasit, R.D ti sekuestrohen armët e zjarrit që kishte në shtëpi. Gruaja nga frika se mund të vritej nga bashkëshorti ka lajmëruar policinë duke bërë kështu të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë.
Gjatë kontrollit në banesë shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë të Policisë është bërë arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit që dhunonte bashkëshorten e tij.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë.
Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një shtetase që jetonte në fshatin Zgjup, Gramsh, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.
Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VALBONE– Një nga atraksionet turistike në Shqipëri është padyshim Valbona e cila vizitohet nga mijëra turistë anë e mbanë botës. Mirëpo herë pas here dhe Valbon...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga gjyqi ndaj Izet Haxhisë. Mësohet se në dokumentin prej 7 faqësh, avokati i tij, Idajet Beqiri ka dhënë argumentet se t...
TIRANË- Sot pritet të zhvillohet një seancë në Gjykatën Penale, për Izet Haxhinë, për dosjen e bujshme, të atë vrasjes së Azem Hajdarit. Mësihet se Izet Ha...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale V.K banues në fshatin Fitore, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe ka kërcënuar me thikë...
TIRANË- Inxhinerja e njohur, Luljeta Bozdo ka festuar ditëlindjen e saj. Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga nusja e saj, Alda Bida. Kjo e fundit ...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së tyre të urisë, ndërkohë që gjendja e tyre ka nisur që të përkeqësohet. Një prej tyre, ...
TIRANË– Arben Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të SHÇBA në Fier dhe Berat shkarkohet nga detyra. Frashëri nuk i ka kaluar “provat” në Komisio...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar dallimet dhe ngjashmëritë midis virozave të stinës dhe koro...
SERBI– Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Serbinë. Selatin Janjeva, pronari i agjensisë për transportin e mallrave dhe udhëtarëve “Selo Tours” ndodhej b...