Aktualitet

Vettingu në Polici/ Komisioni i Vlerësimit “djeg” Arben Frashërin, shkarkohet “shefi” i SHÇBA-së në Fier dhe Berat

2 Tetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Komisioni i Vlerësimit “djeg” Arben

TIRANË– Arben Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të SHÇBA në Fier dhe Berat shkarkohet nga detyra. Frashëri nuk i ka kaluar “provat” në Komisionin e Vlerësimit duke lënë postin e tij. 

Frashëri shkarkohet automatikisht nga detyra, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij vendimi.

Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në Vetting. Vettingu në Polici i nisur në vitin 2018, bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit me 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt: a) vlerësimin e pasurisë; b) kontrollin e figurës; c) vlerësimin e aftësive profesionale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben frashëri tirane vettingu ne polici arben frashëri tirane vettingu ne polici

Sondazh

Poll