Aktualitet

Valbona u pastrua! Vullnetarët nga Kosova dhe Shqipëria bëhen së bashku për të pastruar zonën turistike, e pabesueshme sa

2 Tetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
Valbona u pastrua! Vullnetarët nga Kosova dhe Shqipëria bëhen

VALBONE– Një nga atraksionet turistike në Shqipëri është padyshim Valbona e cila vizitohet nga mijëra turistë anë e mbanë botës. Mirëpo herë pas here dhe Valbona ashtu si vendet e tjera në Shqipëri ndotet nga pakujdesia e njerëzve. Për të zgjidhur këtë problem në këtë zonë kanë menduar vullnetarët nga Kosova dhe Shqipëria të cilët kanë marrë këtë iniciativë për të pastruar Valbonën.

Vullnetarët mbushën plot 3 kamiona, me mbi 600 thasë me mbeturina, në një segment prej afër 8 km.

Në pamjet e siguara nga Dosja.al shihet që vendi malor është pastruar, dhe në fotot më poshtë shihet qartë ndryshimi nga para e pas pastrimit.

Të rinjt dhe të rejat nga Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen shembull për brezin e tyre dhe për dashurinë që kanë ndaj vendeve turistike që na përfaqësojnë denjësisht në botë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pastrimi i valbones te rinjte vullnetare pastrimi i valbones te rinjte vullnetare

Sondazh

Poll