Aktualitet

Naftëtarët në ditën e pestë të grevës së urisë/ Rëndohet situata në Ballsh, një prej tyre niset me urgjencë në spi

2 Tetor 2020, 07:40 Nga DOSJA
Naftëtarët në ditën e pestë të grevës së

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së tyre të urisë, ndërkohë që gjendja e tyre ka nisur që të përkeqësohet. Një prej tyre, Aleksandër Meidani është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ka pasur prej mungesës së ushqimit. 

Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet, ende nuk ka asnjë reagim për ta nga qeveria ose nga ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku. 

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Kështu që ata vendosën që të nisnin grevën brenda ambienteve të rafinerisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll