Aktualitet

Momenti i ekzekutimit/ Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, u përlesh me kunatin, ‘Seloja’ i agjencisë turisti

1 Tetor 2020, 22:21 Nga DOSJA
Momenti i ekzekutimit/ Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, u

SERBI– Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Serbinë. Selatin Janjeva, pronari i agjensisë për transportin e mallrave dhe udhëtarëve “Selo Tours” ndodhej bashkë me bashkëshortin e motrës së tij, jashtë një lokali në momentin që filluan të përlesheshin.

Teksa bisedonin, rreth orës 19:00, të ditës së kaluar, dyshja janë nxehur dhe kanë nxjerrë armët. Siç edhe kanë fiksuar pamjet, të dy kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit. Janjeva ka mbetur i vdekur në vend, kurse kunati i tij, është dërguar në spital.

Por përse shkoi biznesmeni në Serbi?

Anëtarët e Familjes Janjeva, të cilët një natë më parë humbën biznesmenin Selatin Janjeva, njëkohësisht Presidenti i “Selo Tours”, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për mediat e Kosovës, një prej familjarëve, ka rrëfyer arsyet e udhëtimit të biznesmenit drejt Serbisë dhe sherrin që solli vdekjen.

Sipas familjarit, emri i të cilit nuk bëhet me dije, Janjeva kishte shkuar në Novi Pazar, ku dhe po ndiqte procesin e divorcit nga e shoqja, e cila nuk ka nënështetësi shqiptare dhe jeton në Serbi. Sapo ka mbaruar gjyqin, Janjeva ka shkuar në Novi Pazar, në banesën ku e shoqja, me të cilën ka dhe dy fëmijë, jeton prej vitesh.

Aty, sipas dëshmitarit, biznesmeni është përplasur me një prej familjarëve të gruas së tij, konkretisht, burrin e motrës së saj. Pas shkëmbimit të fjalëve, si biznesmeni ashtu edhe kunati i tij, kanë nxjerrë armët duke qëlluar njëri-tjetrin. Për pasojë, Janjeva vdiq në vend, kurse personi tjetër u dërgua në spital. 24 orë më vonë, edhe ai ndërroi jetë.

Ndërsa mediat Serbe, kanë gjetur një tjetër motiv mbi këtë vrasje. Sipas tyre, gjithçka ka pasur të bëjë me bizneset e viktimës. Por këto deklarata, nuk pranohen nga familjarët.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selajdin janjeva vritet biznesmeni shqiptar ne serbi selajdin janjeva vritet biznesmeni shqiptar ne serbi

Sondazh

Poll