Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita e bashkuar letër PS, i kërkon të pranojë ekspertizën e OSBE/ODIHR: Po rrezikoni nego

1 Tetor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Opozita e bashkuar letër PS, i

TIRANË- Ditën e sotme, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i ka dërguar një letër letër PS-së që  të pranojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo letër vjen menjëjerë pas përplasjeve mes dy palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Z. Gjiknuri,/Këshilli Politik funksinon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregull themelor i saj. Pa zbatimin e këtij mekanizmi nuk ka zgjidhje të pranuara siç përcakton marrëveshja dhe pa zgjidhje të pranuara nuk ka konsensus në reformën zgjedhore. Konsensusi është mekanizmi themelor i funksionimit të Këshillit Politik si instrumenti vendimarrës për çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të qarta që palët në Këshill të kërkojnë konsensusin në kuadër të Këshillit Politik. Reforma zgjedhore konsensuale është një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për antarësim në BE. Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore që tashmë është shtruar publikisht dhe zyrtarisht në Këshill nga opozita, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it.

Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve.

Ndërkohë sot në orën 11:00 Këshilli Politik do të mbidhet sërish për të diskutuar për draftin e dorëzuar nga përfaqësuesit e opozitës, për lista 100% të hapura. Ndërsa dje,  opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen te Komisioni i Ligjeve. Mbledhja nisi me kërkesën e Rudina Hajdarit, e cila kërkoi tek Ligjet që në mbledhjen e Këshillit Politik të diskutohej dhe të merrej fillimisht për bazë propozimi i PD-LSI. Por socialistët nuk ishin të hapur për bojkotin e mbledhjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor opozita e bashkuar letër ps ndryshimet ne kodin zgjedhor opozita e bashkuar letër ps

Sondazh

Poll