Aktualitet

Grida Duma përplaset me Spartak Ngjelën: Maska jote është e rrezikshme. Avokati: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve

15 Prill 2019, 19:53 Nga DOSJA
Grida Duma përplaset me Spartak Ngjelën: Maska jote është e

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Guma ka pasur një debat të ashpër me avokatin Spartak Ngjela, teksa po diskutonin lidhur me protestat e opozitës në “Open”.

Avokati është shprehur se protestuesit nuk duhet të mbanin maska, ndërsa ish-deputetja e ka thyer në personale gjithë debatin në studio duke i thënë që edhe ai mban një maskë.

DEBATI I PLOTË:

Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë

Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre

Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhembëve

Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe

Ngjela: Këto zonjë janë të paguara. Po po vazhdo, jepi jepi vazhdo analizën

Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjionë

Ngjela: Fjalët palidhje janë zhurmë. Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua

Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar. Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi.

Ngjela: Nuk fshehet fytyra thash unë.

Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites grida duma protesta e opozites spartak ngjela djegia e mandateve te opozites grida duma protesta e opozites spartak ngjela

Sondazh

Poll