Aktualitet

Punimet në Pazarin e Gjirokstrës/ Polemika mes banorëve e specialistëve për cilësinë e gurit: Koha e papërshtatshme

15 Prill 2019, 15:38 Nga DOSJA
Punimet në Pazarin e Gjirokstrës/ Polemika mes banorëve e

GJIROKASTËR– Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të gurtë të Gjirokastrës, me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë. 

Por cilësia e punimeve të kalldrëmit karakteristik në Gjirokastër ka hapur një debat për të gjithë banorët e qytetit të gurtë. Specialistë të gurit në këtë qytet thonë se kjo nuk është kohë e duhur për të bërë kalldrëmin, pasi sipas tyre lagështira nuk e lejon të bëhet si duhet puna.

Agush Kore, një djalë i ri në moshë, që profesionin e gurskalitësit e ka trashëguar nga babai Adil Kore, edhe pse shprehet se deri tani punimet nuk duken keq, këmbëngul se kjo nuk është koha e duhur për të bërë kalldrëmin karakteristik.

Ata që janë specilaistë do ta nxjerrin punën  që ka qenë. Se dimë si do të ecë më pas. Këtu janë bërë kanalizime dhe Pazari do të prishej. Shpresojmë mos kemi fatin e Varoshit. Punimet kanë ecur mirë deri tani dhe pse duhet të kishte specialisë guri gjirokastrit.

Agush Kore

Si nxënës i parë i babait të vet tashmë me eksperiencë të gjatë në profesionin e gurgdhendësit, Agush Kore mendon se në krye të këtyre punimeve duhet të ishin Gjirokastritë.

Gjirokastra është një nga katër qendrat urbane e mbështetur me financim nga Banka Botërore, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit. Ky program investimesh ka për qëllim realizimin e ndërhyrjeve të integruara në rehabilitimin e infrastrukturës urbane.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agush kore punimet ne gjirokaster shkulja e kalldremit ne gjirokaster agush kore punimet ne gjirokaster shkulja e kalldremit ne gjirokaster

Sondazh

Poll