Aktualitet

U aksidentua nga Mira Kazhani, familjarët e 17-vjeçarit nxjerrin mashtrimin: S’na ka kontaktuar fare

15 Prill 2019, 18:00 Nga DOSJA
U aksidentua nga Mira Kazhani, familjarët e 17-vjeçarit nxjerrin

TIRANË- Familjarët e Nertil Pëllumbit, djalit të aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani kanë mbërritur në spital.

Gjatë vizitës së tyre në spitalin e Traumës në Tiranë, famijarët konfirmojnë gjendjen e rëndë të djalit duke treguar edhe detaje lidhur me të.

Sipas tyre, djali ka vetëm të atin dhe se ata presin gazetaren që të flasin pasi ata vetë nuk kanë para që të paguajnë shpenzimet e spitalit.

Pikërisht kjo fjali e tyre ka nxjerrë blof, deklaratën e gazetares, e cila tha të afërmit e saj i kishin ndenjur pranë të riut. 

“Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin,”-shkruante Kazhani. 

Por familjarët e 17-vjeçarit pohojnë të kundërtën…

Nertil Pëllumbi, është i riu që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, rreth një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Raportimi paraprak ishte se i riu është jashtë rrezikut për jetën, por që prej atij momenti nuk pati më të dhëna për gjendjen e tij. Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot foton, emrin dhe të dhëna rreth gjendjes se rëndë shëndetesore të 17-vjeçarit.

Pas denoncimit të Berishës një reagim ka ardhur edhe nga vetë gazetarja Kazhani, e cila u shpreh se djali i kishte dalë para teksa po ecte në autostradë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i mira kazhanit nertil pellumbi spitali i traumes tirane aksidenti i mira kazhanit nertil pellumbi spitali i traumes tirane

Sondazh

Poll