Aktualitet

Video duke stërvitur djemtë e mitur, kush është ish-komandoja i arrestuar për nxitje terrorizmi (VD)

15 Prill 2019, 15:29 Nga DOSJA
Video duke stërvitur djemtë e mitur, kush është

TIRANË– Një 29-vjeçar i identifikuar si Erzen Uka është arrestuar pas një hetimi dy vjeçar nga specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit. (Lexo këtu)

Uka publikonte në Facebook-un dhe në kanalin e tij në Youtube video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë vepra me qëllime terroriste.

Në një prej videove ai kishte filmuar dy të mitur duke u stërvitur ndërsa krahas videos kishte shkruar: Muslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet! Përgatiteni fëmijën tuaj fizikisht dhe psikoligjiksht! Në një video tjetër, Uka kryen stërvitje duke treguar se si i duhet marrë arma nga dora kundërshtarit dhe se si duhet neutralizuar.

Mësohet se 29-vjeçari ka qënë ish-komando i ushtrisë dhe si i tillë ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. 29- vjeçari me origjinë nga Kruja dhe banues në Tiranë kishte me shumë se dy vite që hetohej pasi konsiderohej si një person me rreikshmëri të lartë si një mbështetës i Shtetit Islamik të ISIS.

I riu ka qënë i proceduar më parë për dhunë në familje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës. Pas divorcit me bashkëshorten e tij, kujdestarinë e dy fëmijëve që dalin edhe në video e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua nga kundërshtimi i 29-vjeçarit.

Ish-komandoja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të martën për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat: “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erzen uka erzen uka ish-komandoja erzen uka arrestohet erzen uka erzen uka ish-komandoja erzen uka

Sondazh

Poll