Aktualitet

Publikonte video që nxisnin terrorizmin, arrestohet ish-komandoja (Emri)

15 Prill 2019, 14:51 Nga DOSJA
Publikonte video që nxisnin terrorizmin, arrestohet ish-komandoja (Emri)

TIRANË– Një 29-vjeçar është arrestuar pas një hetimi dy vjeçar nga specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit.

29-vjeçari i identifikuar si Erzen Uka ka publikuar në adresën e tij në Facebook video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë vepra me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

I riu i lindur në Gjorm të Krujës dhe banues në Tiranë ka qënë i proceduar më parë për dhunë në familje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erzen uka policia e shtetit video terroriste erzen uka policia e shtetit video terroriste

Sondazh

Poll