I ngrysur, i heshtur, lexon librat mbrapsht, Monstra i Selenicës harrohet në izolimin e burgut pas masakrës me 8 të vrarë
15 Prill 2019, 19:30Nga DOSJA
VLORË- Ditën e nesërme Ritvan Zykaj, personi që vrau 8 persona do të dalë para trupës gjykuese.
Në këtë seancë do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve, edhe pse ata tashmë janë shumë të paktë në numër, sepse pjesa e mbetur e familjes Zykaj tani më ndodhet jashtë shtetit.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja mendore e Ritvan Zykaj është tejet e rënduar. Thuhet se Zykaj nuk pranon të flasë me askënd dhe nuk tregon asnjë shenjë emocioni. Njëherë Zykaj është gjendur njëherë nga policët duke mbajtur një libër në dorë, në tentativë për të lexuar, por mbrapsht.
Deri më tani lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, janë zhvilluar dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.
Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenices,ndersa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.
Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.
Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Familjarët e Nertil Pëllumbit, djalit të aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani kanë mbërritur në spital.Gjatë vizitës së tyre në spitalin e Traumë...
SHBA– Disa ditë më parë grekët që jetojnë në Boston të SHBA-së festuan me parrulla raciste dhe antishqiptare festën e tyre të pavarësisë. (Shiko këtu)Ndër parru...
TIRANË- Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar për punimet që po bëhen në Qafën e Pazarit, në qytetin e gurtë, Gjirokastër, pasi disa pjesë të...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi disa orë më parë foton, emrin dhe të dhëna rreth gjendjes se rëndë shëndetesore, në të cilën ndodhet, ...
GJIROKASTËR– Qafa e Pazarit, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të gurtë të Gjirokastrës, me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënsht...
DURRËS– Një grabitje ka ndodhur në banesën e avokatit nga Durrësi, Edmond Saliu.Në deklaratën e tij në Polici, avokati Saliu ka deklaruar se nga bane...
Pak ditë më parë në komisariatet e policisë Dibër dhe Mat, pati lëvizje të drejtuesve, ndërsa mësohet se këtë të hënë, të tjera ndryshime ka patur në drejtoritë...
TIRANË- Dhe pse ka kaluar një javë nga grabitja e Riansit, ku u vodhën 10 milionë euro, Policia nuk ka ende emra autorësh lidhur me këtë ngjarje.Ndërsa, e ...