Aktualitet

Grabiten 350 mln lekë nga banesa e avokatit Saliu, Policia: Dyshojmë se është kryer nga të afërm

15 Prill 2019, 15:37 Nga DOSJA
Grabiten 350 mln lekë nga banesa e avokatit Saliu, Policia: Dyshojmë

DURRËS– Një grabitje ka ndodhur në banesën e avokatit nga Durrësi, Edmond Saliu.

Në deklaratën e tij në Polici, avokati Saliu ka deklaruar se nga banesa i janë marrë 350 milion lekë, valutë në dollarë e euro dhe letra me vlerë. Sipas tij, autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës dhe janë larguar.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjet, ndërsa paraprakisht dyshon se grabitja është kryer nga persona të afërm të familjes.

Dyshimet vijnë nga fakti nuk ka patur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës. Sipas Policisë, autorët kanë hyrë me çelës kanë marrë kasafortën brenda të cilës ndodheshin paratë dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë por është bërë publike vetëm pas denoncimit të avokatit në Komisariatin e Durrësit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres edmond saliu grabitet shtepia e avokatit durres edmond saliu grabitet shtepia e avokatit

Sondazh

Poll