Sport

Neymar në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle, braziliani ka fshehur bonuse e prona, debitor me 34 milionë euro

30 Shtator 2020, 18:45 Nga DOSJA
Neymar në shënjestrën e organeve tatimore spanjolle, braziliani

SPANJË– Neymar duhet të përballet me drejtësinë spanjolle. Pas Cristiano Ronaldos e Messit, tani është rradha e brazilianit i cili është debitor te tatimet spanjolle. Futbollisti ka luajtur në Spanjë në periudhën 2013-2017, ndërsa sipas organeve tatimore atje, i ka një borxh prej më tepër se 34 milionë eurosh shtetit spanjoll.

Emri i yllit brazilian të futbollist ishte në listën e debitorëve, të publikuar sot nga organet tatimore spanjolle, ndërsa pritet që të nisë edhe një proces gjyqësor ndaj Neymar, ashtu siç është proceduar edhe më herët me raste të ngjashme.

Kujtojmë që Neymar patoi probleme fiskale edhe në vendin e tij, Brazil, ku në nëntor të vitit të kaluar u dënua me një gjobë prej plot 18 milionë eurosh. Ndërsa në Spanjë pretendohet se lojtari ka fshehur bonuse e prona.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona neymar psg barcelona neymar psg

Sondazh

Poll