Aktualitet

“Vij për rrogën se do ndihmoj familjen”/ Kandidati për KQZ e thotë troç në Komision, Gjiknuri: Më pëlqen, je i vetmi

30 Shtator 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Vij për rrogën se do ndihmoj familjen”/ Kandidati

TIRANË– Kamerion Salillari, një nga kandidatët që kaloi sot filtrin e Komisionit të Posaçëm, u shpreh përballë ‘vëzhguesve’ se një nga gjërat që e ka shtyrë të kandidojë është paga që do të marrë. Kjo gjë u prit mirë nga Damian Gjiknuri dhe Myslim Murrizi.

Pjesë nga biseda:

Kamerion Salillari: Një nga gjërat që më ka shtyrë të aplikoj është rroga që do të marr sepse do të ndihmoj familjen. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet.

Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë.

Kamerion Salillari: Jo më pëlqen vërtetë. Realisht.

Myslim Murrizi: Këta nuk e thonë se punojnë për devotshmërinë për vatanin, punohet me part-time. Ka një muaj punë njëherë në dy vjet bëjnë edhe punë të tjera. Të falenderoj shumë se je i drejtpërdrejtë.

Me kandidatët e sotëm mbyllet seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Seanca dëgjimore e arriti kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Murrizi pretendon se mes kandidatëve ka ish-sigurimsa të shtetit, ndërsa Bylykbashi kërkoi zgjedhjen e kandidatëve që vlejnë dhe jo ata që përfaqësojnë interesat politikë.

(K.M;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet damian gjiknuri kamerion salillari myslim murrizi damian gjiknuri kamerion salillari myslim murrizi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2020, 13:43

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...