Aktualitet

U kapën me 176 kg kanabis, Gjykata lë në arrest shtëpie policen dhe jep detyrim paraqitje për kryeplakun, katër të tjerë

30 Shtator 2020, 14:03 Nga DOSJA
U kapën me 176 kg kanabis, Gjykata lë në arrest shtëpie

BERAT– Gjykata e Beratit ka dhënë masat për gjashtë personat e vënë në pranga dy ditë më parë, pasi u kapën me 176.5 kg hashash të presuar në Skrapar. Mësohet se edhe pse prokurori i çështjes, Gentjan Abazi kërkoi nga gjykata masën e sigurisë “arrest në burg” për të gjashtë të arrestuarit, gjyqtari i çeshtjes, Pëllumb Zaimi vendosi tjetër gjë.

Zaimi dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Anxhela Beshirin ,punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli,Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjyqtari Pëllumb Zaimi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Të gjashtë personat, pas një hetimi 1 mujor u vunë në pranga, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike “canabis sativa”. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan,T.Z, për veprën penale “Shpërdorim detyre” si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e beratit kapen me 176 kg kanabis ne skrapar skrapar gjykata e beratit kapen me 176 kg kanabis ne skrapar skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2020, 13:43

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...