Aktualitet

Manastirliu mblidhet sërish me katër mjekët në Kryeministri, Stroni: Do piketojmë gjithçka në një draft, nga e hëna ngr

30 Shtator 2020, 13:18 Nga DOSJA
Manastirliu mblidhet sërish me katër mjekët në Kryeministri,

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka mbledhur në një takim të dytë katër mjekë në Kryeministri. Drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, Ministrja Manastirliu, zv. Ministrja Mira Rakacolli u takuan me mjekët Arben Gjata, Gent Stroni dhe disa të tjerë. 

Në fokus të takimit kanë qenë kërkesat e shtruara nga mjekët, si rritja e pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë, shpallja dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm dhe kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas takimit, Stroni tha se mjekët pretendojnë që të marrin sa më rritje rroge, por që gjithçka do të hartohet në një draft. Ai shtoi se drafti do të krahasohet me atë të ministrisë, duke i vënë përballë njëri-tjetrit. 

Mjekët kanë zhvilluar edhe një takim të parë me Manastiliun, ditën kur mbajtën edhe protestën në oborrin e QSUT-së. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu protesta e mjekeve ogerta manastirliu protesta e mjekeve

Sondazh

Poll