Aktualitet

“O ba ç’do bëhet me të”/ Flet babai i 24-vjeçarit që u shpall në kërkim pas aksidentit me autoambulancën: s’më

30 Shtator 2020, 14:14 Nga DOSJA
“O ba ç’do bëhet me të”/ Flet babai i

TIRANË– Babai i Kosta Kacës, Sotir Kaça, ka mohuar që djali i tij të jetë shpallur në kërkim në lidhje me aksidentin e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Sarandës.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria Live “babi i tij, tha se e kishte marrë vesh në media që djali i tij është në kërkim. Sotir Kaca tha se para dy ditëve kishte folur me të birin, i cili ndodhej në Tiranë pasi bënte terapi dhe se 24-vjeçari ishte interesuar edhe për gjendje shëndetësore të infermieres, 57-vjeçarja që fatkeqësisht ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, një javë pas ngjarjes.

Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër. E kam marrë vesh nga media që është në kërkim. Kemi folur pardje, para dy ditësh. Nuk më ka ardhur asnjë njoftim se djali duhet të paraqitet. Nuk ka pasur shpejtësi, as nuk ka shenja frenash. I është bërë direkt testi dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar alkool. Para dy ditëve ishte në Tiranë tek terapisti. Më tha o ba do të bëhem mirë po me atë çfarë bëhet. Ai ishte i interesuar për gjendjen e të ndjerës, nuk e dinim që kishte ndërruar jetë. Autoambulancat kujtojnë se e gjithë është e rruga e tyre, nuk tregohen të kujdesshëm. Djali duhet të shkojë në polici që të mbrojë veten,”- tha ai.

Aktualisht në lidhje me këtë ngjarje ndodhet në burg shoferi i ambulancës Aleks Kajo, pasi akuzohet se u fut kundravajtje, duke shkaktuar aksidenti me vdekjen e infermieres. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 shtator. Autoambulanca në Sarandë që kishte dhe infermieren brenda Adelina Rizvanin u fut kundravajtje dhe për pasojë u përplas me mjetin e llojit “BMw”, me targa angleze.

Drejtuesi i tij përfundoi gjithashtu në spital, ndërsa infermierja ndërroi jetë. Pak dirë më parë, në media u raportua se 24-vjeçari ishte zhdukur nga spitali dhe ishte shpallur në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksa kajo kosta kaca sotir kaca aleksa kajo kosta kaca sotir kaca

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2020, 13:43

A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...