Aktualitet

Gjergj Luca merr me koncesion për 10 vite liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint! “Shpërblimi” pasi strehoi çdo herë socialistët

30 Shtator 2020, 13:19 Nga DOSJA

TIRANË– Gjergj Luca, administratori i firmës së peshkut dhe pronari i “Rofaza shpk” ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro”.

Luca, në pronën e të cilit zhvillohen mbledhjet e socialistëve në fshatin Labinot, është shpallur fitues bashkë me firmën “Kleris B” sh.p.k dhe do të mbajnë me 10 vite Liqenin e Bufit dhe Pritën e Rrëzës, në Sarandë.

Të dy kompanitë janë shpallur fites me 92.6 pikë, duke mundur dy garuesit e tjerë. Megjithatë të dyja firmat kanë të drejtë përsëritjeje edhe 20 vite të tjera pa konkurrent.

Luca ka bërë ortak firmën “Kleris B shpk”, mirëpo kjo firmë rezulton se nuk ka ekzistuar dhe nuk është e regjistruar fare në QKB, por kjo nuk i ka penguar për të marrë liqenin, i cili është i njohur për peshkun dhe midhjet.

Mesa duket ky është “shpërblimi” që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lucës, në biznesin e të cilët ka mbledhur çdo herë socialitët duke injoruar edhe protestat e banorëve të fshatit Labinot, se sipërmarrësi po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendonin se Luca po ndotëte lumin Shkumbin me mbetjet e tij të peshkut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca gjergj luca merr liqenin e bufit kleris b rofaza shpk gjergj luca gjergj luca merr liqenin e bufit kleris b rofaza shpk

Sondazh

Poll