387 viktima në total/ Ndërrojnë jetë edhe tre pacientë me Covid-19 brenda 24 orëve, 131 të tjerë të infektuar, 5 person
30 Shtator 2020, 14:04Nga DOSJA
TIRANË– 387 viktima, 5415 të infektuar aktivë dhe 7847 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit bëri me dije se tre persona të tjerë kanë humbur jetën.
Një 47-vjeçar nga Shkodra ; një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk i kanë mbijetuar dot Covid-19, duke bërë që numri i vitkimave të shkojë në 387 në total.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
BERAT– Gjykata e Beratit ka dhënë masat për gjashtë personat e vënë në pranga dy ditë më parë, pasi u kapën me 176.5 kg hashash të presuar në Skrapar. Mës...
Aktualitet30 Shtator 2020, 13:43
A. K nuk e kishte parë ndonjëherë nga afër derën e policisë. Por erdhi dita dhe për të që të kërkojë takim për një çështje sipas tij të ngutshme dhe urgj...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e sotme ka marrë disa vendime për lëvizjet në institucionet e vendit. Ish-kryeprok...
TIRANË– Mjeku Gent Stroni ka dalë i qetë nga mbledhja me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa tha se nga e hëna do të ngrihen grupe pune për...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka mbledhur në një takim të dytë katër mjekë në Kryeministri. Drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti, Ministrja Manastirliu...
TIRANE– Ditën e sotme ambasadori i BE-së Luigi Soreca është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.Tema e këtij takimi ishte plotësimi i...
VLORË– “I forti” i Selenicës, Tesilvan Basho është dënduar ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës me 10 vite burg.Dënimin Basho e ka marrë për veprat penale “P...
SHQIPËRI- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët 3 të dënuarve, Artan Hënaj, Maksim Çelaj dhe Enea Buzo. Të tre personat e mësipërm...
TIRANE– Gent Gazheli emërohet drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin. Gazheli dha dor...