Aktualitet

Takimi me Manastirliun, Stroni: Pretendojmë të marrim sa më shumë rritje page, kemi kosto të larta jetese

30 Shtator 2020, 13:23 Nga DOSJA
Takimi me Manastirliun, Stroni: Pretendojmë të marrim sa më

TIRANË– Mjeku Gent Stroni ka dalë i qetë nga mbledhja me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa tha se nga e hëna do të ngrihen grupe pune për plotësimin e kërkesave të tyre.

Përpara mediave, ai u shpreh se Shqipëria është vendi me pagesën më të ulët në rajon dhe që koston e jetesës, mjekët e kanë shumë të lartë. 

Pjesa jonë është se kemi një kosto të lartë jetese. Kemi kostot tona dhe janë më të larta se ata të mjekëve në Kosovë dhe Maqedoni. Kemi lënë juristët që të merren me draftin përfundimtar. Ne jemi vendet me pagesën më të ulët në rajon. Kemi vendosur piketat për marrëveshjen e bashkëpunimit. Ne pretendojmë që të marrim sa më shumë rritje page,”- tha Stroni ndër të tjera.

Manastirliu priti sërish në një tjetër takim mjekët. Në fokus të takimit kanë qenë kërkesat e shtruara nga mjekët, si rritja e pagave, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë, shpallja dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm dhe kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genti stroni protesta e mjekeve genti stroni protesta e mjekeve

Sondazh

Poll