Aktualitet

Gjykata e Vlorës dënon me 10 vite burg ‘të fortin’ e Llanajve, Tesi Basho apelon vendimin, ka ende pa mbyllur llogaritë

30 Shtator 2020, 12:01 Nga DOSJA
Gjykata e Vlorës dënon me 10 vite burg ‘të fortin’ e

VLORË– “I forti” i Selenicës, Tesilvan Basho është dënduar ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës me 10 vite burg.

Dënimin Basho e ka marrë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ” Falsifikim të dokumentacionit ” dhe “Kultivim të lëndëve narkotike ‘.

Gjithashtu mësohet se ai e ka apeluar çështjen dhe kërkon uljen e dënimit.

Tesilvan Basho u arrestua në tetor të 2019-ës gjatë një operacioni të mirëorganizuar, bashkë me të vëllanë, Santilno Basho. Bashos iu vunë prangat në një ndërtesë, kati i parë i së cilës ishte kthyer në bilardo. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi  dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa.

Në mesin e sendeve të sekuestruar u gjet edhe një pasaportë false me emrin Thanas Lame, me të cilën ai nxorri një kartë identiteti dhe arriti të martohej me J.Bushaj.

Tesi Basho ishte i kërkuar nga drejtësia italiane edhe shqiptare. Në 2008-ën, 38-vjeçari vrau dy prostituta në Itali dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Mirëpi në 2016-ën ai arriti të arratisej dhe fshihej në Selenicë. Gjithashtu Tesi Basho, së bashku me vëllanë e tij kanë kërcënuar në janar të vitit 2017 një biznesmen në Vlorë, duke i marrë me dhunë shumën prej 100 mijë eurosh. Kjo dosje ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës.

Për Bashon Italia ka kërkuar ekstradim, pasi në vendin fqinj nuk i ka mbyllur ende llogaritë me drejtësinë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tesi basho tesi basho denohet me 10 vite burg tesi basho tesi basho denohet me 10 vite burg

Sondazh

Poll