Aktualitet

Kreu i serbëve në Malin e Zi sulmon Ramën: Takimi i tij me deputetin Nik Gjeloshaj është një akt armiqësie

30 Shtator 2020, 11:38 Nga DOSJA
Kreu i serbëve në Malin e Zi sulmon Ramën: Takimi i tij me

MALI I ZI– Takimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama me deputetin shqiptar të Malit të  Zi, Nik Gjeloshaj në një restorat në Tuzi, ka shkaktuar reagimin e kreut te serbëve të Malit të Zi, Mimoçilo Vuksanoviç, i cili takimin e ka konsideruar një “akt armiqësie ndaj Malit të Zi”.

Vuksanoviç është shprehur se vizita e Ramës në Malin e Zi tregon se humbësit në zgjedhje nuk kanë hequr dorë ende nga pushteti dhe se ata nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre, duke shtuar se ata do t’ia lënë drejtimin e shtetit shumicës së re parlamentare pa pengesa.

Kjo nuk është hera e parë që Rama shfaqet si mentor i partive shqiptare, gjë që ai e konfirmoi duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Malit të Zi përpara zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, kur ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij për të votuar për ish-koalicionin qeverisës.”- ka deklaruar Vuksanovic.

Gjithashtu ai ka bërë një krahasim, ku tha se cili do ishte reagimi i publikut në Mal të Zi nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të vinte në një vizitë të paparalajmëruar në partitë dhe organizatat serbe.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të befasuar që vizita e Edi Ramës mbetet pa ndonjë reagim nga koalicioni fitues në Malin e Zi.”- u shpreh presidenti i Këshillit Kombëtar Serb, Momcilo Vuksanovic.

(k.a/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mali i zi mimoçilo vuksanoviç nik gjeloshaj edi rama mali i zi mimoçilo vuksanoviç nik gjeloshaj

Sondazh

Poll