Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Bylykbashi: Të mbyllet dosja, pas një vit e ca hetime organi i akuzës duhet të shprehet

30 Shtator 2020, 11:34 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD-së, Bylykbashi: Të mbyllet dosja, pas një vit e

TIRANE– Ish deputeti i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi është paraqitur në gjykatë ditën e sotme. Bylykbashi ka kërkuar që prokuroria e Elbasanit të mos e zvarrisë më çështjen ndaj tij, por ta mbyllë dosjen.

“Më është bërë një akuzë në lidhje me protestën paqësore të organizuar nga qytetarët me 13 qershor të vitit të kaluar që kishtë të bënte me zgjedhjet lokale mioniste. Kjo akuzë ndaj meje vazhdon ende, ajo që më shqetëson është fakti se pas një vit e ca hetime organi i akuzës duhet të shprehet.“- tha Bylykbashi.

Aktualisht prej më shumë se një viti Bylykbashi është duke zbatuar masën “Detyrim paraqitjeje” që sipas tij tashmë ka kaluar afati dhe ka ardhur koha që organi i akuzës të shprehet.

Ai akuzohet për tubime të paligjshme pasi mori pjesë në një portestë të organizuar kundër Ramës në Librazhd, ndërsa opozita i ka quajtur këto arrestime si politike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurel bylykbashi aurel bylykbashi

Sondazh

Poll