Aktualitet

Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni: Të ndalen menjëherë luftimet

30 Shtator 2020, 08:28 Nga DOSJA
Kryesia shqiptare e OSBE takim special për konfliktin Azerbajxhan-Armeni:

TIRANË– Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim special në lidhje me konfliktin Azerbajxhan-Armeni.

Qeveria shqiptare si drejtuese e OSBE-së ka ndërmarrë një hap për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të armatosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.

Luftimet e Karabakut kanë nisur që prej 4 ditësh ku Armenia thotë se nuk ka nevojë për ndihmë të jashtme ushtarake.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditët e fundit, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar të dielën se është i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajon.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konflikti armeni-azerbajxhan lufta armeni-azerbajxhan osbe konflikti armeni-azerbajxhan lufta armeni-azerbajxhan osbe

Sondazh

Poll